Sunday, 15. March 2026
Futboll

Me Joao Felix nuk pati sukses, Atletico Madrid 100 milionë euro për yllin anglez

GS 15/03/2026 1 Min. Lesezeit

Atletico Madrid pritet të jetë shumë aktive gjatë merkatos së verës. “Colchoneros” kanë disa objektivë në merkato, ku padyshim synimi kryesor është të forcohet sulmi, duke qenë se Antoine Griezmann do të largohet drejt MLS-së në fund të këtij sezoni.

Mediet spnjolle zbulojnë se një nga emrat që Atletico Madrid synon të transferojë është edhe Mason Greenwood, anglezi po shkëlqen tek Olimpique Marseille, ku ka shënaur 25 gola në të gjitha garat dhe ka dhënë 7 asiste.

Forma e mrekullueshme e 24-vjeçarit ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Atletico Madridit. Duke qenë se sulmuesi anglez është nën kontratë deri në vitin 2029, largimi i tij nga Olimpique Marseille nuk do të jetë aspak i lehtë. Sipas burimeve të ndryshme, Atletico është gati të ofrojë deri 100 milionë euro për Greenwood.

Vetëm se tek Atletico shpresojnë që këtë herë të bëjnë “bingo” dhe të mos përsëritet ajo që ndodhi me transferimin e tyre më të shtrenjtë në histori, Joao Felix në vitin 2019 nga Benfica, i cili u transferua për 127 milionë euro, por rezultoi dështim i vërtetë.

Teilen: