Milani arriti një fitore të thellë me rezultatin 5-1 përballë Sampdorias, e cila e afron akoma dhe më shumë me katër vendet e para. Në intervistën pas ndeshjes, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, u shpreh i lumtur për këtë fitore dhe se skuadra e tij tani mendon për duelin me Juven.Ishte Milani ndryshe nga ndeshjet e tjera me skuadrat e vogla?
Ne kishim më shumë kualitet, nuk e humbëm pasin e fundit. Ishim shumë të mirë kur na erdhi mundësia për të shënuar. Më pas u bëmë të rrezikshëm dhe me hapësirat.
Ndeshja tjetër kundër Juventusit…
Siç tha dhe Zhiru, duhet ta përgatisim si një finale. Objektivi ynë është që të përfundojmë në katër vendet e para.
Çfarë ndjesie i dha Zhirusë tre-golëshi?
Të shënosh tre gola të jep më shumë besim, motivim dhe entuziazëm. Por Olit nuk i kanë munguar këto. Jam i lumtur për të, për Brahimin, për skuadrën dhe performancën që dhanë. Shfrytëzuam si avantazh mundësinë që na u krijua. Na u desh ta shfrytëzonim këtë avantazh, të ktheheshim në fushë dhe të linim pas eliminimin tonë nga Championsi.
Ndeshja e Leaos?
Është e qartë që në ndeshjet e fundit ai nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë. Ne shpesh nuk ja kemi dalë mirë me dëmtimet. Është një situatë e rëndësishme dhe tregon qëndrimin e skuadrës për të marrë një rezultat pozitiv.
Po situata e Sampdorias?
Është për të ardhur keq për një qytet kaq të bukur dhe për këta tifozë. Më vjen vërtet keq, por është pjesë e futbollit.
PANORAMASPORT.AL