• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Me këtë formacion Shkëndija e mundi Strugën

04/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shkëndija fiton 1:0 përballë Struga Trim&Lum në duelin e prapambetur nga xhiroja e dytë në Maqedoni të Veriut, i shtyrë për sot shkaku i pjesëmarrjes së kampionëve në eliminatoret e Conference League.

Aganspahiç ishte njeriu i ndeshjes, derisa kuqezinjtë me triumfin e 6-të sezonal dalin në pozitën e parë në renditje.

Kuqezinjtë nisën më të vendosur për të shënuar dhe kërcënimin e parë e solli Totre, që u ndal nga portieri Kjoshevski, derisa në anën tjetër Taleski ndali tentimin e Radeskit.

Në minutën e 25-të shkuam pranë golit kur Dita u gjet para portës, por shtylla i ndali gëzimin e tij, derisa në vazhdim Kjoshevski bën mrekullinë kur ndali goditjen e Totres.

Portieri mysafir do të dallohej me tjetër intervenim në minutën e 28-të duke qenë më i merituari që në pauzë shkuam me shifrat e fillimit.

Gjithë çka humbëm në pjesën e parë e kompensuam vetëm pas dy minutave të fraksionit të dytë kur harkimi i Çinarit gjen në zonë sulmuesin Aganspahiç, goditja e të cilit me kokë ndalet në rrjetë për epërsi 1:0 të tanëve.

Shkëndija mori përparësinë e dëshiruar dhe merituar, derisa në vazhdim lëshuam disa mundësi nga kundërsulmet që vinin nga hapsirat e krijuara nga vendosja ofenzive e Strugës. Mbrojtja jonë neutralizoi me sukses disa raste të miqve dhe në fund i’u gëzuam fitores që na çon në vendin e parë.

SHKËNDIJA – STRUGA T&L 1:0 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Golashënues: Aganspahiç 47’ (Shkëndija)
Arbitër: Krumisllav Gjorgiev (Shtip)

SHKËNDIJA: Taleski, Maksimov (Shala 78’), Adili, Limani, Cake, Dita, Qaka, Totre (c), Krasniqi, Çinari (Velija 78’), Aganspahiç (Elezi 72’).

Trajner: Ardian Nuhiu

STRUGA T&L: Kjoshevski, Mazrekaj, Neziri, Bojku, Shabani (c), Radeski, Krivanjeva, Kamberi, Ukpa, Zguro (Kompaore 78’), Radiç.
Trajner: Shpëtim Duro.

Next Post

VIDEO/ City zhbllokon shifrat, anglezët në avantazh ndaj Leipzig

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.