Joshua Kimish është shprehur tej mase i emocionuar në prag të Kampionatit Europian, i cili do të mbahet në tokën gjermane. Mbrojtësi 29-vjeçar tregon se ai e ka ëndërruar që i vogël, duke u inspiruar nga Kampionati Botëror në 2006- ën, i zhvilluar në Gjermani që të jetë protagonist në të tilla nivele.
KIMISH – “Më kujtohet qartë ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2006. Vendi ynë rezultoi mikpritës dhe goli i Filip Lahm në takimin hapës ndaj Kosta Rikës nuk kam për të harruar kurrë. Është ndjesi ndryshe kur një kompeticion kaq elitare luhet në vendin tënd. Tashmë kam privilegjin të vesh fanellën e përfaqësues dhe të shkruajë historinë. Jam gati. Kur u njoha me vendimin se Gjermania do të mirëpriste Kampionatin Europian në vitin 2024, e hodha vështrimin larg dhe pritjes i ka ardhur fundi. I bindur se do të jetë një festë e madhe. Këtu tifozët janë të apasionuar pas futbollit dhe ku ka shans më të mirë për të gjetur forcën e ringritjes, pas disa etapave të vështira në turnet e mëparshëm. Nagelsman ka sjell frymë të re në ekip. Djemtë dëshirojnë të fitojnë, ku mbizotëron kualiteti. Në miqësoret e fundit kemi demonstruar teknikë të lartë në dominimin e rivalit. Greqia do të jetë testi i fundit përpara Europianit. Asgjë nuk është e pamundur”, e mbylli Kimish. Joshua e ka nisur etapën në kompeticionet elitare në rang përfaqësuesesh prej “Euro 2016”-ës, për të vijuar më Botërorin 2018, Europiani i 2020-ës dhe para dy vitesh me Botërorin e Katarit. Në ciklin 2023-2024, Kimish e nisi si numër “6”, pra urë lidhëse mes prapavijës dhe fazës ofensive, por në pjesë e dytë të sezonit u s’postua në mbrojtës të djathtë. Me këtë detyrë të re duket se lojtari gjerman ka rigjetur veten. Ndeshja debutuese përkon me datën 29 maj 2016, miqësorja ndaj Sllovakisë, e përfunduar me humbjen 1-3, në drejtimin e Joakim Lëv.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL