PSG ka marrë fitoren e pestë rresht në Ligue 1, pavarësisht se është ekipi me më shumë lojtarë në listën finale me 30 të nominuar në garën për “Topin e Artë”, në ceremoninë që sapo ka nisur. Kampionët në fuqi mundën sot 2-0 Lyon-in, në ndeshjen e fundit përmbylëse të javës së tetë, e luajtur në “Parc des Princes”.
Sfida u zhbllokua në minutën e 72-të, ku 20-vjeçari Senny Mayulu shënoi një gol tejet të bukur me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Mika Godts dyfishoi shifrat në minutën e 84-të, pas një aksioni të shpejtë të vendasve dhe një goditjeje të fuqishme po në kufijtë e zonës së rreptësisë. PSG fiton 2-0 dhe merr kreun e renditjes me 17 pikë. Lyon mbetet në vendin e pestë me 14 pikë.