Sunday, 12. April 2026
Futboll

Me mendjen te Barcelona dhe një pjesë të yjeve në stol, Atletico i jep tre pikë të arta Sevilla-s (video)

GS 11/04/2026 2 Min. Lesezeit

Sevilla ka gjetur fitoren në La Liga, pas pesë javëve, pasi mundi sot 2-1 Atletico Madridin, në sfidën e luajtur në “Ramon Sánchez Pizjuan”, e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Me mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Barcelonës në çerekfinalet e Champions League, Diego Simeone kishte lënë në stol disa nga yjet e ekipit.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të, nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë. Akor Adams tregohet i saktë nga 11 metrat. Në minutën e 35-të, Atletico do të barazonte shifrat me Javier Bonar, i cili shënoi me kokë pas krosimit të Julio Diaz.

Javier Bonar është vetëm 20 vjeç dhe kjo ishte ndeshja e tij debutuese në La Liga me ekipin e parë të Atletico Madridit. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Nemanja Gudelj shënon me kokë, pas krosimit të Ruben Vargas nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Sevilla-n.

Rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. Sevilla merr një fitore të madhe për mbijetesën, tani renditet në vendin e 15-tëme 34 pikë, ndërsa Atletico Madrid pëson humbjen e tretë rresht në La Liga, por gjitha vëmendja është te sfida e të martës ndaj Barcelonës.

SHIKOGOLAT

Teilen: