Sunday, 22. February 2026
Futboll

Me mendjen te Champions League, por Inter nuk fal në Serie A dhe merr fitoren e shtatë rresht (video)

GS 21/02/2026 2 Min. Lesezeit

Inter ka bërë detyrën në transfertën ndaj Leece, duke fituar 0-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A. Fitore e shtatë rresht për zikaltrit në kampionat.

Pjesa e parë ka qenë e vakët. Rasti i vetëm serioz për Interin ishte në minutën e 23-të, po Marcus Thuram bëri më të vështirë e mundshme, dukë humbur një rast të pastër goli. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Inter e nis më mirë pjesën e dytë. Në minutën e 51-të, Inter gjen golin me Federico Dimarco, pas krosimit të Marcus Thuram. Festa e zikaltërve shkon kot, goli anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje të sulmuesit francez.

Sfida u zhbllokua në minutën e 75-të, ku pas një krosimi të Dimarco nga goditja e këndit, ishte Henrikh Mkhitaryan që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të djathtën brenda zonës.

Në minutën e 79-të, Dimarco kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por nuk ia doli dot. Në minutën e 82-të, ishte Manuel Akanji që shënoi golin e sigurisë dhe vulosi fitoren e zikaltërve. E njëjta skenë si në pjesën e parë, kroson Dimarco nga këndi, Akanji e dërgon me kokë topin në rrjetë. Inter merr fitoren e radhës në Serie A dhe për momentin kryeson me 10 pikë më shumë se Milan. Tani e gjithë vëmendja do të jetë për sfidën e kthimit ndaj Bodo/Glimt në Champions League, të martën.

SHIKOGOLAT

Teilen: