Saturday, 2. May 2026
Futboll

Me mendjen te PSG, Bayern me formacionin e dytë surprizohet nga vendi i fundit. Hoffenheim po fiton ndaj rivalit direkt, asist Asllani (video)

GS 02/05/2026 1 Min. Lesezeit

Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për javën e 32-të. Në “Allianz Arena”, Bayern Munich që luan sot me formacionin e dytë, po mposhtet 1-2 nga Heidenheim i vendit të fundit në renditje.

Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, ku gjeorgjiani Budu Zivzivadze shtyu topin në rrjetë pas një krosimi në zonë dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes bavareze. Në minutën e 30-të, Dinkci dyfishoi shifrat për Heidenheim. Në minutën e 43-të, Leon Goretzka ngushtoi shifrat me një gol fantastik nga goditja e dënimit.

Në ndeshjet e tjera, Hoffenheim po fiton 2-1 ndaj Sttutgart, rivalit direkt për biletën në Champions League. Fisnik Asllani dha asist në golin e parë të shënuar nga Kramaric. Fuhric barazoi shifrat për miqtë, por vendasit rigjetën shpejt avantazhin me golin e Toure.

Eintracht Frankfurt po barazon pa gola ndaj Hamburger SV, Union Berlin po mposhtet 0-1 në shtëpi nga Koln. Werder Bremen po mposhtet 0-2 në shtëpi nga Augsburg.

SHIKOGOLAT

Teilen: