Saturday, 3. October 2026
Futboll

“Me Mourinho-n ende flasim për Interin, ky lojtar i zikaltërve më tregon gjithçka”, rrëfehet Dumfries

GS 03/10/2026 2 Min. Lesezeit

Në një intervistë të dhënë së fundi për Libero, Denzel Dumfries ka treguar se mendon ende për Interin dhe diksuton me Jose Mourinho për zikaltrit, një klub që i lidh të dy me të kaluarën e tyre.

“Jemi ende në fillim të sezonit dhe po fillojmë të njihemi me njëri-tjetrin, por shenjat e para janë shumë të mira.

Kemi folur shumë për Interin. Koha që kaluam atje ishte shumë e veçantë për të dy ne. Ne e duam Interin; vazhdojmë t’i ndjekim dhe flasim për të. I ndjek të gjitha ndeshjet e tyre dhe ende flas me ish-bashkëlojtarët e mi. Është normale. Flas shumë me Marcus Thuram, ende bëjmë shaka me njëri-tjetrin dhe ai më tregon gjithçka. Gjatë këtyre pesë viteve, u bëmë si një familje”, tregon Dumfries.

Holandezi foli edhe për përballjen në Champions League në “Santiago Bernabeu”, ndaj ish-klubit të tij.

“Kur pashë se do të luanim kundër Interit, ishte fantastike. Në fillim, madje mendova se do të luanim në “San Siro”. U dërgova një mesazh djemve duke u thënë: ‘I di të gjitha taktikat tuaja, nuk do të mund të më surprizoni!’ Dhe ata u përgjigjën me shaka se do të luanin me skemën 4-4-2, në mënyrë që unë të mos dija se çfarë të prisja.

Ishte vërtet bukur, edhe pse natyrisht paksa e çuditshme. Para dhe pas ndeshjes ishte diçka shumë e veçantë; por gjatë lojës… Bëhet fjalë për punë dhe duhet të garosh kundër njëri-tjetrit”, shtoi Dumfries.

Teilen: