Skuadra e Barcelonës dhe AC Milan kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në orët e hershme të mëngjesit (me orën tonë lokale) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekipi spanjoll arriti fitore minimale 0 me 1 në këtë përballje interesante, shkruan Lajmi.net
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Ansu Fati në minutën e 55’të.
Fati realizoi një gol tejet të bukur mbrenda zonës së 16-metërshit për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij nga La Liga.
Kujtojmë që për Barcelonën kjo ishte miqësoreja e parafundit, pasi më 8 gusht do të luaj ndaj Tottenham Hotpsur.
Kurse ekipi “Kuqezi” ka edhe dy ndeshje miqësore, kundër Monzas dhe Etoile Sahel./Lajmi.net/
📽️ – Ansu Fati with a golazo. Assisted by Alejandro Balde.pic.twitter.com/LeWLsx90ll
— Barça Buzz (@Barca_Buzz) August 2, 2023