“Mendoj se e mira ende nuk ka ardhur, të paktën kështu shpresoj”. Markus Turam nuk fshihet dhe ngre zërin në këtë fundsezoni, ku Interi ëndërron tripletën. Sulmuesi francez ka folur në mikrofonat e CBS, Sports Golazo.“Ndeshjet e rëndësishme vijnë tani dhe mendoj se skuadra jonë është e përbërë me kampionë. Kampionët e vërtetë duken në ndeshje të tilla. Nuk kemi folur për tripletë në dhomat e zhveshjes, por kemi thënë që duam të fitojmë sfidat e radhës”.
PARMA- “Sigurisht që kundër Parmës është një sfidë speciale nga të tjerat. Unë dhe im vëlla kemi lindur aty dhe babai im ka luajtur vitet më të mira të karrierës. Është bukur të rikthehesh në shtëpi, por dua fitoren”.
ROLI- “Kur luan si sulmues kryesor, ke 2 lojtarë pas shpine. Kur luan si lojtar krahu atëherë e sfidon rivalin tënd në fytyrë. Kam mësuar shumë që të luaj me shpinë nga porta”.
LAUTARO– “Për mua është një nga sulmuesit më të fortë në botë dhe nuk e them se është shoku im. Ai kërkon që të më ndihmojë mua dhe unë kërkon që të ndihmoj atë. Flasim shumë edhe jashtë fushës së lojës për të kuptuar se ku mund të përmirësohemi në mënyrë që të ndihmojmë skuadrën. Jemi duke bërë një punë të mirë”.
INZAGI- “Kohët e fundit nuk ka bërë shumë rrotacion dhe unë kam luajtur gjithmonë. Kemi një pankinë me shumë lojtarë, por për të qenë në garë në 3 kompeticione, duhet të kesh një skuadër me 20 futbollistë të shkëlqyer”.
KRAHASIMI- “Mendoj se Interi i 2010 është më i fortë sesa ne. E them këtë sepse ata fituan gjithçka, ndërsa ne ende jo. Ajo ishte një skuadër e çmendur”.
PANORAMASPORT.AL