• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Me plisin e babëgjyshit’ në ring, luftëtari shqiptar ndez mbrëmjen e UFC-së, intervistë me Joe Rogan

18/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luftëtari shqiptar i arteve marciale të përziera, Ramiz Brahimaj, mposhti me “Knockout” amerikanin Mickey Gall, në mbrëmjen e UFC-së të mbajtur në Neë York të shtunën mbrëma.

Brahimaj 32-vjeçar, i cili është lindur dhe jeton në SHBA, e shtriu në tapet Gallin me një seri grushtesh.

Për të është fitorja e tretë në UFC, teksa ka pësuar edhe tri humbje në këtë seri, që është më e madhja në artet marciale të përziera. Brahimaj lufton në kategorinë velter.

Performanca e Brahimajt u shpall më e mira e natës së mbrëmshme të UFC-së.

Në përfundim të duelit, në intervistën e triumfit me Joe Rogan, një peronazh mjaft i njohur në Amerikë (komentator i UFC, aktor dhe komedian) Brahimaj deklaroi:

“Një nga ndjenjat më të mira në botë. Këtu është babai im, familja, ime, kjo ishte për të gjithë shqiptarët dhe gjithë Bronxin. Falënderoj Zotin për çdo gjë. Kam kaluar shumë në këta dy vjet. E kam ditur se çfarë jam në gjendje të bëj. Kam qenë aq i zemëruar me veten, por sot e tregova se kush jam. Isha në shtëpi”, ka thënë Brahimaj në intervistë pas luftës.

Ai u shfaq në intervistë me plisin e babagjyshit të tij të ndjerë. Ndërsa në fund të intervistës bëri gjestin e shqiponjës, duke u identifikuar si shqiptar.

 

Next Post

Barça synon talentin e “Pulëbardhave”, “gjigantët” e La Liga vihen pas “yllit” japonez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.