Irlanda mposhti 3 – 0 Kosovën, ndeshje e vlefshme për Ligën B në Ligën e Kombeve. Përtej rezultatit, ka bërë bujë në media deklarata e sulmuesit me origjinë shqiptare, por pjesë e kombëtares irlandeze, Rocco Vata.
Ai u shpreh se lojtarët e Kosovës e shanë në gjuhën shqipe gjatë momentit kur ishte në fushë: “Më thanë: ‘A je shqiptar?’ dhe më pas më shanë. Unë iu përgjigja: ‘Po, s’ka problem’”.
Vata tregoi se njëri prej futbollistëve që e kishte fyer shkoi pas përfundimit të takimit dhe i kërkoi falje. Deri tani, Vata nuk e ka bërë publik emrin e lojtarit që e ka sharë, sipas pretendimit të tij.
Por talenti ka shpërndarë postim në rrjetet sociale, teksa shkruan: “Një grumbullim fantastik, që u përmbyll me debutimin tim në shtëpi, përpara një publiku të jashtëzakonshëm. Gjithmonë është nder të përfaqësoj Irlandën”.
