Pavarësisht se është nën kontratë deri në vitin 2028, Real Madrid ka vendosur të nxjerrë në shitje Eder Militao, për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme të lojtarit. I fundit, i pësuar dy javë më parë në sfidën ndaj Alaves, që përveçse ka mbyllur sezonin para kohe me madrilenët, rrezikon shumë edhe Botërorin dhe me shumë mundësi nuk do të grumbullohet nga Carlo Ancelotti.
Strategjia e Real Madrid përfshin pritjen që lojtari të rikuperohet plotësisht në mënyrë që të rrisë vlerën e tij në treg dhe të lehtësojë shitjen e tij.
Real Madridi është i vetëdijshëm se të shesë lojtarin në këtë situatë nuk do të jetë e lehtë, por ata janë të bindur se historia dhe performanca e brazilianit para lëndimeve të tij, do të tërheqin interesin e klubeve të tjera. Objektivi është i qartë: të çlirohen nga faturat e pagave dhe të lirohet hapësirë në skuadër për prurjet e reja. Vlera në treg e Militao është 25 milionë euro, sipas Transfermarkt.