“Qatar Airways” po përgatitet të bëhet një sponsor i ri i Interit dhe sipas “Calcio e Finanza” marrëveshja mund të hyjë në fuqi që nga ndeshja kundër Romës.
Gjithsesi për shkak të kohës së shkurtër zyrtarizimi i shtrëngimit të duarve mund të zgjasë disa ditë. Marrëveshja mes palëve, që do të shikojë katariotët të bëhen linja zyrtare e fluturimeve të Interit, pritet për një shumë pak mbi 1 milionë euro për pjesën e mbetur të sezonit, por në fakt negociata priten të kryhen për sponsorin kryesor të fanellës.
Nëse Interi nuk gjen akordin për rinovimin me “Paramount +”, “Qatar Airways” pritet të marrë vendin si sponsori i fanellës në vitet në vazhdim.
PANORAMASPORT.AL