Klubi i futbollit FC Kaiserslautern, që luan në ligën e dytë të Gjermanisë, ka realizuar transferimin e parë të dimrit përpara fillimit të gjysmësezonit të shtunën ndaj SSV Ulm (13:00). Katër herë kampionët e Gjermanisë huazojnë portierin Simon Simoni nga Eintracht Frankfurti. Lojtari i Kombëtares Shqiptare U-21 i ishte bashkuar dy vjet më parë Eintrachtit nga Dinamo dhe vitin e kaluar u huazua te klubi i ligës së tretë, FC Ingolstadt 04. Pas përfundimit të parakohshëm të huazimit, Simoni tani i bashkohet Kaiserslauternit.
Kaiserslauterni e ka huazuar me të drejtë blerjeje për shifrën 1.8 milionë eurove. Frankfurti ndërkohë ruan të drejtën për ta rikthyer, ndërsa shifra e vendosur në kontratë është 4.8 milionë euro.
“Ne gjithmonë kemi theksuar se do të donim një portier tjetër për të pasur konkurrencë në skuadër”, tha drejtori i përgjithshëm i FCK, Thomas Hengen. “Me Simon, gjetëm zgjidhjen optimale.”