Saturday, 23. May 2026
Sport

Me supergolin kundër Sivasspor, Liga e Konferencës i uron ditëlindjen Armend Thaqit

GS 10/10/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi feston sot ditëlindjen e tij të 31-të.

  

Thaqit i ka ardhur një urim special me rastin e ditëlindjes edhe nga Liga e Konferencës, shkruan lajmi.net.

Faqja zyrtare e kompeticionit të tretë madhor të UEFA-së ka zgjedhur t’ia urojë ditëlindjen lojtarit të Ballkanit me një video të supergolit të tij kundër Sivassporit, të shënuar edicionin e kaluar në Turqi në xhiron e tretë të fazës së grupeve.

“Duke festuar ditëlindjen e Armend Thaqit me këtë golazo” – shkruhet në mbishkrimin e videos së Ligës së Konferencës.

Thaqi supergolin në Turqi e kishte shënuar në fitoren 3:4 të Ballkanit kundër Sivassporit. Thaqi me atë gol kishte barazuar rezultatin 1:1.

Armend Thaqi edhe këtë edicion me Ballkanin po bën gara në fazën e grupeve, ndërsa pak ditë më parë triumfuan 2:0 kundër Dinamo Zagreb në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Lajmi.net/

  

  


Teilen: