• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Më të mirët e elitës, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin e javës në Superiore

01/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas përfundimit të javës së 7-të të kampionatit “Abissnet Superiore” është përzgjedhur formacioni dhe trajneri më i mirë i javës. Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave pas analizimit të performancës së ekipeve kanë vendosur për 11 lojtarët dhe trajnerin më të mirë.

Në portë është përzgjedhur portieri i AF Elbasanit, Razak Abalora. Mbrojtja është e përbërë nga Andi Hadroj i Partizanit, Bruno Telushi i AF Elbasanit, Marko Juric i Vllaznisë dhe Qëndrim Ismajli i Tiranës.

Në repartin e mesfushës janë përzgjedhur Klinti Qato i Vllaznisë, Ledio Beqja i Teutës dhe Arinaldo Rrapaj i Partizanit. Ndërsa në repartin e avancuar janë Esat Mala i Vllaznisë, Archange Bintsouka i Partizanit dhe Fatmir Prengaj i Tiranës, që realizoi dy gola në takimin ndaj Skënderbeut.

Trajneri më i mirë i javës së 7-të është përzgjedhur tekniku i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, që mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias. /FSHF

Next Post

Pse u tërhoq Griezmann nga Franca? Arsyet i rendit ‘Marca’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.