• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Më të rrezikshëm me Lukakun”, Konte komenton finalen e humbur nga Interi: Isha 200% i sigurt se Mançester Siti…

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Antonio Konte ka qenë sot i pranishëm në Areco, ku i është dorëzuar çmimi “Timoni i Artë” për kontributin e tij si trajner. Gjatë konferencës pas evenimentit, Konte ka folur edhe për finalen e Ligës së Kampioneve të humbur nga ish-skuadra e tij, Interi, përballë Mançester Sitit.

konte inzagi lukaku

“Pikë së pari i bëj komplimente Interit që ka bërë diçka të jashtëzakonshme. Shumë merita të gjithë lojtarëve, trajnerit dhe klubit. Ashtu si edhe Romës dhe Fiorentinës.

Guardiola ka thënë se ne të futbollit italian dëmtojmë dhe keqtrajtojmë veten. Unë jam dakord dhe mendoj se trajnerët janë shumë të aftë, meqë jemi gjithmonë duke studiuar. Këtë vit, skuadrat italiane në Europë kanë treguar se nuk jemi larg.

Isha i sigurt në 200% se Mançester Siti do të kishte vuajtur ndaj Interit, kur përballesh me skuadra shumë të përgatitura, nuk është kurrë e lehtë. Siti ka ndjerë peshën që nuk ishte favorit dhe fakti që u vërtetua se mund të konkurrohet me të mëdhenjtë e Europës, tregon se futbolli italian nuk është në krizë, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. I duhen bërë shumë komplimente Interit, Romës e Fiorentinës.

Lukaku? Romelu ka treguar edhe në ato 30 minuta në të cilat hyri në fushë në finale që për Interin ishte pjesa e ndeshjes ku u tregua më i rrezikshëm. Të hedhësh në fushë një lojtar me fuqinë e tij mund të ndikojë. Këtë vit kishte probleme fizike, por nuk mund të vësh në diskutim vlerën e tij”, tha Konte.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Trajneri i Galatasarayt dëshiron të bëjë pazar me Chelsean: Jemi interesuar, por disa lojtarë duan paranë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.