• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Me zor po pres sezonin e ri”, intervista speciale e Menjasë: Van der Sar idhulli im, ja ndeshjet më të rëndësishme me Milanin

08/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i Milanit, Majk Menja ka dhënë një intervistë për “Sportweek” teksa ka folur për sezonin e ri si dhe për ndeshjet më të rëndësishme tek Milani. Gjithashtu francezi ka folur edhe për idhullin e tij të fëmijërisë, legjendën holandeze Edvin Van der Sar.

Menja

“Je i shqetësuar për sezonin e ri?”

Asnjëherë i shqetësuar. Aty do të jenë sfida të reja, teste të reja dhe kjo është pikërisht ajo që dua. Për mua është e rëndësishme të shkoj përtej funksionit tim, roli im nuk kufizohet në zonën e penalltisë, flas shumë me shokët e mi për të parashikuar lëvizjet e kundërshtarit. E kam pasur gjithmonë këtë mentalitet.

E rëndësishme performanca jote apo e gjithë ekipit?

“Nëse luaj një ndeshje të mirë, por skuadra humbet, nuk do të jem kurrë i kënaqur.

Si u bëtë portier?

“Kur isha i ri nuk doja të qëndroja në portë por përfundova rastësisht. Trajneri që më shoqëroi në provë tek akademia kombëtare franceze e futbollit më sfidoi: ‘Nëse arrin në raundin e fundit përzgjedhës, do të mbetesh portier’. Fatmirësisht ose për fat të keq, kështu ndodhi. Në atë kohë, PSG më ndiqte dhe kjo më bindi të qëndroja në portë, por e mbajta dëshirën për të luajtur më vonë dhe për të marrë pjesë në lojë”.

Çfarë kuptimi ka nofka “Magic”?

“Sa herë që hyj në fushë është magjike. I gjithë stadiumi, të gjithë kuqezinjtë pas meje. Dhe pastaj konteksti i disa ndeshjeve e bën atë edhe më të veçantë”.

Cilat ishin dy ndeshjet që të lanë më shumë përshtypje në Milano?

“Në shtëpi kundër Fiorentinës, ishim afër Scudettos. Tifozët shoqëruan autobusin, entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm, dëgjova gjithçka që stadiumi brohoriste pas meje, na dhanë krahë, ndiheshim të pamposhtur. Dhe më pas ndeshja e parë kundër Napolit këtë sezon në Champions.

Si është të luash përballë një stadiumi të mbushur me tifozë specialë?

“Është si të hysh në një arenë gladiatoriale, të mahnitur nga spektatorët dhe gati për të luftuar”.

Si u formua Majk Menja?

“Unë kam qenë gjithmonë ndryshe, kjo falë mentalitetit tim, gjithmonë jam përpjekur të mendoj për veten time. Edhe kur isha i vogël mendoja: “Nuk kam vdekur, nuk kam vdekur”.

Kush ishte idhulli jot që fëmijë?

“Si fëmijë shikoja Edvin Van der Sar, por shpejt e binda veten se duhej të krijoja modelin tim”.

Po tani, kë do të veçoje si portier?

“Kam shumë respekt në veçanti për Manuel Nojerin dhe për kontributin që ka dhënë në rolin tonë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Probleme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.