• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Medalje për xhudistët e Kosovës në Mal të Zi

23/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhudistët e rinj të Kosovës kanë vazhduar me paraqitje premtuese në gara serioze ndërkombëtare.

Në fundjavë në Podgoricë është mbajtur Kupa Evropiane për juniorë, përkatësisht për xhudistët deri në 21 vjet.

Laurinë Gashi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Enise Zijade në kategorinë deri 57 kilogramë fituan medalje të argjendta. Sidorela Dodaj fitoi medalje bronzi në kategorinë deri 57 kilogramë.

Prej xhudistëve u dallua Furkan Kelmendi, që u rendit i pesti në kategorinë deri 60 kilogramë.

Kosova u përfaqësua me tetë xhudistë gjithsej në garën në Podgoricë.

“Luftërat ishin të forta. Realisht Enise Zijade ishte më e mirë në çdo element në finale, por i mungoi pak durimi për të artën”, ka shkruar trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Ndërkohë në Selanik është mbajtur Kupë Evropiane për kadetë.

Arba Hasanaj u rendit e pesta në kategorinë deri 70 kilogramë. 15-vjeçarja fillimisht i kishte tri fitore, ndërsa më pas humbi në gjysmëfinale dhe në luftë për vendin e tretë.

Gara ishte për xhudistët deri në 18 vjet.

“Sot Arba e konfirmoi potencialin e saj. I mungoi përvoja për ta fituar medaljen”, ka shkruar Kuka.

Next Post

Shevchenko thotë se “Derby della Madonnina” ka më shumë rëndësi për Milanin sesa Interin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.