• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Media boshnjake: Cibona turpërohet në Kosovë

05/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

As në Kroaci e as në Bosnjë dhe Hercegovinë dot nuk e besojnë disfatën me 20 pikë (89:69) të Cibonës së Zagrebit nga Bashkimi në Prizren, në kuadër të xhiros së katërt të Grupit J të Europe Cup në basketboll.

Media boshnjake “Sportsport” shkruan me titull bombastik: “Turpi i Kroacisë në Kosovë: Gjigantët u mbuluan me djersë të ftohta, më mirë të mos e shikojnë rezultatin”.

“Skuadra autsajdere e Grupit, Bashkimi, e priti liderin Cibonën, dhe përgatiti një befasi të madhe.
Bashkimi e shkatërroi Cibonën me rezultatin 89:69.
Kështu që i ka shkaktuar ekipit të Cibonës humbjen e parë në Europe Cup”, shkruan më tej.

“Për Bashkimin, kjo ishte fitorja e parë në grup dhe ata i lanë vetes gjasa teorike për të përfunduar të dytët në grup.

Nga ana tjetër, Cibona e ndërlikoi situatën sepse ata kanë edhe dy ndeshje në grup, kundër Dijonit dhe Reggianas, dhe me një performancë katastrofike si në Kosovë, ata mund ta vendosnin veten në një pozicion të vështirë, edhe pse kishin gjithçka në dorë”, shkruan media boshnjake.

 

Next Post

Rooney akuzoi Salah dhe van Dijk si përtacë, holandezi i përgjigjet pas fitores me Real-in: Nëse shikon ndeshjet kupton më shumë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.