• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Media boshnjake: Serbët të zemëruar me Vuçiqin dhe poshtërimin e tij në mes të Beogradit: Këtu e kemi Republikën e Kosovës

03/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Media boshnjake “Sportsport” ka bërë një shkrim intresant në lidhje me Kosovën.

“Serbët janë të zemëruar me Vuçiqin për poshtërimin e tij të paparë në mes të Beogradit:

Këtu e kemi Republikën e Kosovës!, ky është titulli i mediumit boshnjak.

“Kombëtarja e Kosovës në futboll Samiti i Unionit  Evropian të Futbollit (UEFA) po mbahet në Beograd dhe në mesin e flamujve që valëviten në mes të kryeqytetit serb është edhe flamuri i Kosovës.

Edhe pse në Serbi ende e konsiderojnë Kosovën si pjesë integrale të tyre, faktet juridike flasin krejtësisht ndryshe dhe ky vend, të paktën sa i përket sportit, prej kohësh është pjesë e historisë evropiane dhe botërore.

Serbët e kanë të qartë qëndrimin se kurrë nuk do ta njohin Kosovën si shtet, por flamuri i këtij shteti është ngritur siç duhet në Beograd në Kongresin e 49-të të Union Evropian të Futbollit – UEFA.

Dhe derisa Kosova po e feston këtë si një lloj fitoreje, serbët janë të indinjuar dhe menjëherë e ‘urrejnë’ presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Një provokim epik nga i cili nuk ka shërim: Kosova në zemër të Beogradit poshtëron Serbinë si kurrë më parë! Nuk kishte zgjidhje tjetër.

“Mos më ofroni serb se Vuçiq…” Ai mban përgjegjësi për faktin se flamuri i territorit dhe shtetit që e konsideron të tijin qëndron pa problem përkrah 54 anëtarëve të tjerë të UEFA-s.

“Këtu e kemi Kosovën në Beograd, por Republikën e Kosovës, të cilën kjo qeveri e udhëhequr nga Vuçiq e lejoi t’i nxjerrë në pah karakteristikat e saj në samitin e UEFA-s”, janë komentet në rrjetet sociale dhe më pas rreshtohen njëri pas tjetrit.

“Bota nuk ka parë tradhtarë më të mëdhenj se Vuçiqi dhe të mjerat e tij. Llum radikal.”

“Luani këtë në lajme. Le të shohin të gjithë se si e kanë mundësuar këtë gjë studentë bllokues dhe mercenarët e huaj. Çfarë thotë shefi juaj? Deri ku po shkojmë? A është akoma jo për Kosovën dhe Metohinë?”, pyesin serbët.

Next Post

Pasardhësi i Salah vjen nga La Liga: kushton 60 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.