Tuesday, 17. March 2026
Sport

Media bullgare e ngre trajnerin shqiptar në qiell

GS 19/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ilir Daja është padyshim trajneri shqiptar i momentit.

Pas shumë sukseseve në vetëm dy vite te Ballkani, ajo fitore e fundit ishte qershia mbi tortë. Ballkani arriti të fitonte Ludogorest, që në krahasim me kampionët e Kosovës, mund të quhen “superfuqi”.

Kjo nuk e ndaloi Ilir Dajën që së bashku me djemtë e tij, të hartonin planin e fitores, 2-0 në Kosovë.

Tani mbetet ndeshja e kthimit, por në Bullgari nuk i kursejnë lëvdatat për trajnerin shqiptar.

Media “Kliuki.bg” i faturon suksesin e parë Dajës dhe mes rreshtave shkruante se trajneri shqiptar e fitoi tërësisht betejën me kolegun e tij: “Ilir Daja e gënjeu Ivayle Petev si të ishte një zog. Petev e pranoi pas ndeshjes me burrëri dhe e tha: “Jam i turpëruar”, shkruhet në median bullgare.

Teilen: