• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Media e Bosnjës: Fjalët që Granit Xhaka i shqipton, i prekin serbët aty ku janë më të dobët

17/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti Granit Xhaka si gjithmonë në qendër të vemëndjes.

Në orët e mbrëmjes së sotme është publikuar një shkrim interesant nga media e Bosnjës dhe Hercegovinës për Granit Xhakën, duke kujtuar disa raste e të kaluarës  

“Lojtari i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, ka arritur edhe një herë “t’i vërë flakën” Serbisë. Fjalët që ai shqipton i prekin serbët aty ku janë më të dobët, dhe këtë herë ishte e njëjta gjë.

Granit Xhaka ka qenë prej kohësh një figurë e urryer në Serbi. Djali nga Kosova ka mbajtur veshur fanellën e kombëtares zvicerane, dhe kjo nuk i është falur kurrë.

Futbollisti me përvojë i ka shpjeguar më parë veprimet e tij me vuajtjet e babait të tij, i cili kaloi nëpër tortura të rënda në ish-Jugosllavi, por edhe për shkak të ngjarjeve të luftës në Kosovë në vitin 1999.

Kjo është arsyeja pse Xhaka i ka ndjenjat e tij në ndeshje. Ai është bërë figurë e urryer në Serbi për shkak të pikëpamjeve të tij, dhe serbët nuk e falin.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe jam i lumtur që bëra transplantin e flokëve në vendin tim, në Kosovë, në Prishtinë”, ka thënë Xhaka, goli i të cilit kundër Serbisë në Kupën e Botës 2018 në Rusi ishte paraqitur në reklamën e klinikës”, shkruan mes të tjera media boshnjake.

“Disa muaj më parë, 32-vjeçari ka qenë në Serbi me ekipin kombëtar të Zvicrës. Pati brohoritje por nuk pati pritjen e ashpër që shumë e prisnin.

Xhaka ka mundësi të ndryshojë klub këtë verë. Pas dy vitesh, largimi i tij nga Bayer Leverkusen, ku ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, është shumë afër.

Ekipet me të cilat është lidhur janë kryesisht nga Arabia Saudite, dhe ka edhe ofertë nga AC Milani.

Ai më parë ka veshur fanellën e Arsenalit, Borussia Monchengladbach dhe Baselit, dhe ka luajtur 137 ndeshje për ekipin kombëtar zviceran”, shkruan media boshnjake.

Next Post

Samsunspor e do lojtarin shqiptar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.