• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Media kroate: Dinamo e Zagrebit me tri mungesa në Prishtinë 

03/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është e lehtë për trajnerin e Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviqin, para përballjes së xhiros së dytë të Conference League kundër skuadrës më të mirë të Kosovës, Ballkanit, në Prishtinë.

Për ndeshjen me Ballkanin nuk mund të llogarisë në reprezentuesit kroat Bruno Petkoviq, Darij Shpikiq, si dhe në Stefan Ristovski, për shkak të lëndimeve, Robert Ljubiçiq i sëmurë, i infektuar me virus, ka temperaturë, Martin Baturina dhe Josip Drmiq pësuan goditje të forta në gju në stadiumin në ‘Polud’.

Edhe pse në shtëpinë e kaltër shpresojnë që Ljubiçiq, Baturina dhe Drmiq do të jenë gati për ndeshjen në Prishtinë, për momentin nuk mund të pretendohet me siguri 100 për qind, shkruan media kroate ‘Sportske Novosti”.

 “Të enjten në orarin e ndeshjeve në Prishtinë, kundërshtar është Ballkani.

Një kundërshtar i panjohur për publikun e gjerë, por le t’i shohim vetëm rezultatet e tyre evropiane në Prishtinë. Kështu, në kualifikueset e Champions League, Ludogorets e fituan në shtëpi me 2:0, pastaj në Conferende League Larnen me 3:0, Lincoln me 2:0 dhe BATE Borisov me 4:1. I mundën të gjithë në Prishtinë, me goldallim 11:1!

Ata gjithashtu fituan të katër ndeshjet në shtëpi në kampionat, fituan dhjetë ndeshjet e fundit në shtëpi gjithsej, në vitin 2022 nuk u mposhtën në asnjë ndeshje si mikpritës!”, shkruan mes të tjera media kroate.

Next Post

Ramadani: Më impresionoi Osimhen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.