Wednesday, 15. July 2026
Sport

Media kroate: Kapiten Ademi për titullin e 25-të

GS 11/05/2024 1 Min. Lesezeit

Kapiteni Arijan Ademi gjatë do të mbajë mend golin që ka realizuar sonte, për fitoren me rezultat 1:0 të Dinamos në Maksimir ndaj Osijekut, në kuadër të javës së 34-të.

Dinamo e Zagrebit është kampion i ri i Kroacisë, e cila tani ka 78 pikë e 7 më shumë se Rijeka dy javë pa ra perdja e kampionatit.

“Dinamo kampion i ri e i vjetër i HNL-së! 

Kapiten Ademi për titullin e 25-të”, është titulli i mediumit kroat “24 Sata”.

Ademi ka luajtur 88 minuta e Arbër Hoxha nga minuta e 46 për Dinamon.

Teilen: