• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Media kroate për problemin e mbrëmshëm: Të zemëruar me Serbinë, tradhti ndaj Kosovës

25/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare ka një nga grupet më të organizuara të tifozëve në Europë, por javët e fundit ka nisur një konflikt mes tyre dhe Federatës së Futbollit, shkruan mediumi kroat “Net”.

“Tensionet kulmuan në ndeshjen kualifikuese ndaj Andorrës, kur tifozët e grupit Tifozat ‘Kuq e Zi’ u larguan masivisht nga tribuna duke brohoritur kundër presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armend Dukës.

Shkak i konfliktit është bërë vendimi i Shqipërisë për organizimin e përbashkët të Kampionatit Evropian U-21 me Serbinë, të cilin tifozët e perceptojnë si tradhti ndaj Kosovës.

Për t’u mbyllur gojën, Federata nuk i ka lejuar që të marrin bileta, por disa kanë gjetur ende një mënyrë për të shkuar në stadium.

Pas ndeshjes ata dërguan një mesazh të qartë: ‘Mallkuar qoftë ai që nuk do që të jemi bashkë”.

Një përçarje e tillë mund të ndikojë në ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Botërorit, kur Shqipëria dhe Serbia do të takohen në Tiranë në qershor.

Kjo është një ndeshje vendimtare për vendin e dytë në grup dhe mungesa e mbështetjes nga tribunat do të ishte një handikap i madh për ekipin vendas”, shkruan mes të tjera media kroate.

Next Post

Pa ritëm në Kinë, Hamilton i hapi vetë rrugë Lëklerkut. Çfarë ndodhi me dyshen e Ferrarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.