Sunday, 5. April 2026
Sport

Media polake: Skandal në Tiranë! Ndeshja u ndërpre pas 30 sekondash

GS 10/09/2023 1 Min. Lesezeit

Media polake “Sport.pl” është hedhur në ofensivë ndaj atmosferës brilante në stadiumin “Air Albania”.

“Skandal në Tiranë! 

Ndeshja u ndërpre pas 30 sekondash”, ky është titulli i mediumit polak. 

“Policia e armatosur deri në dhëmbë në tribuna, por edhe bilbila të frikshme, gjuajtje sendesh dhe fishekzjarre, dhe ndeshja u ndërpre në sekondën e 30-të.

Kështu nisi ndeshja në Tiranë”, shkruan më tej.

Ndeshja u ndërpre për dy minuta dhe ka vazhduar, ndërsa Shqipëria është në epërsi me 1:0 ndaj Polonisë.

Teilen: