Sunday, 26. April 2026
Sport

Media serbe e çoroditur: Ajo që ndodhi tërboi Kosovën!

GS 24/03/2024 1 Min. Lesezeit

Është interesant se mendësia serbe nuk ndryshon dhe vazhdimisht tërbohen kur dëgjojnë emrin e Republikës së Kosovës.

Një medium si “Veçernj Novosti”, satelit apo argat i çdo pushtetit në Serbi, ka shkarravitur kundër shtetit të Kosovës.

Ky farë mediumi i çoroditur serb, krenohet me skandale, duke shkruar kësisoj: “Çfarë ndodhi në ndeshjen miqësore mes Armenisë dhe Kosovës do t’i kënaqë të gjithë në Serbi.

Dihet se Armenia është një nga vendet që nuk e njohu Kosovën. Tani ata kanë shkuar një hap më tej dhe kanë bërë një lëvizje të shumëpërfolur.

Tashmë gjatë intonimit të himneve u pa se flamuri i Kosovës është me kokë të poshtë në fanellat e futbollistëve vendas. Kështu filloi ndeshja dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Ajo që ndodhi në 45 minutat e dytë tërboi më tej të gjithë përfaqësuesit e këtij ekipi falso”.

Teilen: