Sunday, 26. July 2026
Sport

Media zvicerane shkruan për shqiptarin, tregon faktin interesant prej nga vjen emri i tij

GS 20/06/2024 1 Min. Lesezeit

Mediumi i madh zviceran, Blick ka bërë një artikull për Klaus Gjasulën, futbollistin shqiptar që shënoi golin e barazimit ndaj Kroacisë.

Blick ka zbuluar arsyen se pse ai dhe vëllai i tij, Jurgen i kanë këta emra

Klaus Gjasula dhe vëllai i tij Jürgen, po ashtu futbollist, mbajnë emra të pazakonshëm në Shqipëri.

Gjyshja e tyre ishte fanse e madhe e serialit kult në televizionin gjerman – ZDF dhe i emërtoi nipërit e saj duke e nderuar aktorin e ndjerë tashmë të këtij seriali, Klausjürgen Wussow.

Teilen: