• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mediat e mëdha botërore, UEFA e klube evropiane shkruajnë për triumfin e Kosovës

14/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja e Kosovës ndaj Suedisë mori vëmendje të madhe në mediat e njohura e me ndikim të madh.

Reagimet ishin të shumta për dështimin e dytë të suedezëve që nuk kanë asnjë fitore në kualifikime të Botërorit, e në anën tjetër duke e vlerësuar triumfin e madh  të Dardanëve, të cilët janë në kurs për vendin e parë tashmë.


Gazeta e madhe angleze “The Guardian” në raportin për ndeshjen e ka vendosur fotografinë e festës së Kosovës me Fisnik Asllanin golashënues, duke e vlerësuar se Suedia është pranë eliminimit nga kualifikimet pas humbjes nga Kosova.

Portali më i njohur i futbollit në botë “4-3-3” shkruan se Kosova mban të gjalla shpresat për kualifikim në Botëror, derisa dy mediat amerikane “BR Football” e “CBC Sports” gjithashtu kanë raportuar për fitoren e madhe të “Dardanëve”.

Faqja e UEFA-së për kualifikimet evropiane të Botërorit e vlerëson fitore të madhe triumfin e Kosovës ndaj Suedisë, derisa kanë raportuar edhe disa nga klubet ku luajnë futbollistët kosovarë.

Mallorca e vë në theks Vedat Muriqin si kapiten të Kosovës e Juventusi duke raportuar për paraqitjet e futbollistëve që luajnë për kombëtaret përkatëse në fotografi të postimit e ka vendosur Zhegrovën.

Screenshot

“Dardanët” përveç vëmendjes i kanë rritur gjasat për kualifikim direkt në Kupën e Botës, nga grupi B.

Zvicra prin me 10 pikë pas katër ndeshjeve, me tri fitore e një barazim, derisa Kosova pas humbjes nga helvetikët ka dy fitore e një barazim me shtatë pikë, kur kanë mbetur të zhvillohen edhe nga dy ndeshje në grup.

Në nëntor Kosova do të luajë me Slloveninë në udhëtim dhe me Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

Next Post

Mediumi i madh spanjoll shkruan për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.