Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim te Rumania me rezultat 2-0.
Ka qenë një ndeshje që ka zgjatur thuajse tre orë me Dardanët që pësuan golat vetëm në fundin e ndeshjes.
Fillimisht ndeshja u ndërpre në minutën e 18-të për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe banderolave të llojit ‘Kosova është serbi’.
Megjithatë pas gati një orësh që gjyqtari i dërgoi futbollistët në zhveshtore ndeshja ka vazhduar.
Për ndeshjen në fjalë është raportuar gjithandej.
Edhe mediat në Serbi kanë shkruar madje duke provokuar me tituj.
“Rumunët hodhën me dy bomba në erë të ashtuquajturën Kosovë”, ishte titulli i “Telegraf.rs”, përcjell Lajmi.net.
Kosova ma humbjen në Bukuresht pothuajse i ka shuar gjasat për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.