Ylli i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Gavi në sfidën kundër Gjeorgjisë pësoi një lëndim të rëndë dhe doli nga fusha me dhimbje e lot në sy.
Gavi ishte në lot kur u zëvendësua në minutën e 26-të, duke mbajtur gjurin teksa po largohej nga fusha në Valladolid.
Ai po bënte paraqitjen e tij të 19-të për klubin dhe kombëtaren këtë sezon, por tani duket se ai do të jetë jashtë fushës për disa kohë.
Spanja do të jetë ndër kryesuesit kur të hidhet shorti i Euro 2024 më 2 dhjetor.
Pas lëndimit, ai është rikthyer në Barcelonë për të kryer të gjitha ekzaminimet përkatëse, por përflitet se mungesa e tij do të jetë e gjatë, gjithnjë sipas mediave në Spanjë.
Ashtu siç bëjnë me dije mediet spanjolle, Gavi ka lënduar ligamentet e gjurit dhe kështu pritet që ai të mbyllë sezonin me Barcelonën dhe gjithashtu të humbasë Kampionatin Evropian me Spanjën.
Poor Gavi 🥺 wishing you quick recovery ❤️🩹 pic.twitter.com/TNqTd3Linr
— Ahmad 🎖️ (@SirGbolly_xvi) November 19, 2023