Sunday, 23. August 2026
Sport

Mediat serbe i frikësohen shqiptarëve

GS 13/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sigurisht që një grup ku ndodhen Shqipëria dhe Serbia, për kualifikueset e Botërorit 2026, merr të gjithë vëmendjen në rajonin e Ballkanit. Mediat sportive në Serbi po raportojnë dhe frika ndihet.

“Alo” dhe “Kurir” raportojnë në artikujt kryesorë se një rrugëtim i vështirë i pret. Dhe sigurisht që nënvizojnë Shqipërinë dhe Anglinë.

Grupi K përbëhet nga Shqipëria, Anglia, Andorra, Letonia dhe Serbia.

Rrugëtimi fillon në mars dhe mbyllet në nëntor.

Në Botëror kualifikohet direkt vendi i parë, ndërsa i dyti shkon në fazën “play-off” për të luajtur aty mundësinë e fundit.

Teilen: