Tuesday, 24. March 2026
Sport

Mediat spanjolle e konfirmojnë, Neymar pranë rikthimit te Barcelona

GS 11/08/2023 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Neymar tashmë duket shumë larg “gjigandëve” francezë të PSG, të cilët kanë vendosur ta shesin brazilianin, mirëpo ky i fundit shpreson që të gjejë gjuhën me klubin, për ta mbyllur kontratën me dakordësi, në mënyrë që të vazhdojë “aventurën” e tij diku tjetër.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, “fantazisti” brazilian ka gjetur akordin me “katalanasit’ e Barcelona për një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër vit, si dhe me një pagë prej 13 milionë eurosh në sezon.

Tashmë gjithçka është dorën e klubeve, PSG e Barça, me francezët që duhet të bien dakord për prishjen e marrëveshjes nga të dyja palët, ndërsa “blaugranat” duhet të lënë disa lojtarë të shkojnë në mënyrë që të përballojnë shërbimet e Neymar. /i.m /abcnews.al 

Teilen: