• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mediat spanjolle i rendisin “mëkatet” e tij te Real Madridi

17/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Eliminimi i Real Madridit nga Arsenali në çerekfinalet e Champions-it ka shkaktuar “lumë” kritikash në “shtëpinë e bardhë”. Targeti kryesor i këtyre kritikave, madje edhe para eliminimit, ka qenë Carlo Ancelotti, të cilit ‘mëkatet’ nuk i janë falur nga tifozët e Real Madridit.

Në fakt, italiani tani e ka një këmbë e gjysmë jashtë stolit të bardhë, edhe pse e ardhmja e tij, sigurisht, mund të orientohet nga kompeticionet ku ekipi është ende “gjallë”: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Botërori i Klubeve. Megjithatë, ai është vënë në diskutim dhe tifozët duan ndryshim.

Tifozët e bardhë e kërkojnë këtë sepse nuk kuptojnë disa nga vendimet e italianit për lojtarë si Lucas Vázquez, Endrick apo Güler, për të cilët tifozët kërkojnë më pak kohë në fushë, në rastin e të riut të akademisë, dhe më shumë nga të rinjtë. Menaxhimi i tij për këtë çështje ka qenë debat konstant gjatë sezonit dhe kjo e ka konsumuar figurën e “Carletto”-s.

Po ashtu, stili i tij i lojës, i paeksistueshëm kur Ceballos, i vetmi që mund të japë kuptim te topi, u lëndua në Kupë gjatë muajit shkurt, ka qenë një tjetër problem. Që nga ai moment, ekipi i bardhë ka luajtur pa një ide të qartë dhe ka mbijetuar. Ato herë që ia ka dalë, ka shpëtuar për shkak të goditjeve të sulmuesve të tij.

Në fakt, në ndeshjen kundër Arsenalit mund të vihej re se ekipi nuk kishte ide më shumë se sa pasimet anësore, përmes të cilave askush nuk mundi të godiste brenda zonës. Real Madridit i mungonte thellësia, lidhja dhe kohezioni, diçka që, duke parë atë që ndodhi, Ancelotti tashmë nuk mund ta ofrojë më për ekipin.

Kështu që, eliminimi nga Champions League tashmë ka lënë “viktimat” e para. Ajo që ka mbetur më shumë e prekur, siç ndodh gjithmonë, është figura e trajnerit, i cili ka ende një vit kontratë, por gjithçka tregon se nuk do ta përmbushë atë.
Marrë nga “Mundo Deportivo”.

Next Post

Drita i shënon dy gola Prishtinës! Ballkani në epërsi 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.