• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mediat spanjolle japin lajmin e bujshëm: Ançeloti gjeti akordin me Brazilin, pritet firma. Ja kur nis punën

28/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Për këtë janë të bindur në Spanjë ku prestigjiozja “Marca” ka shpjeguar me një artikull të detajuar se tashmë ditët e tij si trajner i Realit janë pranë fundit pasi ai do të ulet në pankinën e “seleçaos”.

dfgfdgfdgdfgdfg

Sipas saj, trajneri ka gjetur në këto ditë akordin me Federatën Braziliane për kushtet financiare dhe të punës. Por ai pritet që të mbyllë kampionatin në Spanjë me Realin, për t’u larguar nga klubi spanjoll vetëm në fund të majit.

Ai nuk do të jetë trajneri i Realit në Botërorin e Klubeve pasi do të jetë në qershor i impenjuar me Brazilin dhe tani mbetet vetëm zyrtarizmi me firmën mes palëve i këtij akordi për të vulosur gjithçka. Reali nuk do të bëhet pengesë edhe pse ai ka një kontratë ekzistuese me madrilenët, në shenjë respekti për kontributin e jashtëzakonshëm të tij.

Trajnerin italian e pret një sfidë edhe më e vështirë me Brazilin, pasi objektivi i tij do të jetë vetëm një, ai i fitores së Kupës së Botës, pasi me “seleçaon”, çdo rezultat tjetër do të vlerësohet si dështim.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Pedro shmang katastrofën në shtëpi, por Lacio lë përsëri pikë rrugës në garën për Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.