Tuesday, 12. May 2026
Sport

Mediave serbe iu dhemb fortë tatuazhi i Mirlind Dakut, skandalizojnë me shkrime kundër heroit të Kosovës

GS 11/09/2023 1 Min. Lesezeit

Tatuazhi i sulmuesit gjilanas, Mirlind Daku ka bërë që mediat në Serbi të skandalizojnë në raportime.

  

Daku shënoi golin e dytë për Shqipërinë në fitoren 2:0 kundër Polonisë të dielën mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi i Rubin Kazan heqi fanellën në momentin e golit duke festuar, ndërkohë që iu shfaq tatuazhi në shpinë për heroin e Kosovës, Agim Ramadanin – Katana.

Mediumi serb i afërt me regjimin e Vuçiqit, “Telegraf” në mënyrë skandaloze ka raportuar për tatuazhin e Dakut.

“Një shqiptar shënoi gol në eliminatore, më pas shfaqi një tatuazh të një terroristi të UÇK-së në shpinë” – thuhet në titullin skandaloz të artikullit të mediumit serb.

Për Dakun ky ishte goli i parë në ndeshjen e dytë zyrtare me Kombëtaren shqiptare të futbollit./Lajmi.net/

  


Teilen: