• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mediumi i madh spanjoll shkruan për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë

14/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Suedia ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, pasi u mund në shtëpi nga Kosova me rezultatin 0-1 në stadiumin “Nya Ullevi” të Göteborgut. Humbja ka thelluar krizën e ekipit nordik, i cili tani ka vetëm një pikë pas katër ndeshjeve dhe është praktikisht jashtë garës për vendet e para në grup.

Gazeta e njohur spanjolle ‘Marca’ shkruan se pavarësisht se në sulm kishte dy yje të mëdhenj si Alexander Isak (Liverpool) dhe Viktor Gyökeres (Arsenal), me një vlerë totale transferimesh mbi 200 milionë euro, Suedia dështoi të shënojë edhe një herë, duke konfirmuar formën e dobët të saj.

“Është e papranueshme të humbasësh kështu në shtëpi. Patëm raste, por nuk i shfrytëzuam,” tha Isak pas ndeshjes. Ndërsa Gyökeres shtoi: “Kosova u mbrojt si luanë dhe na ndëshkoi për çdo gabim.”

Trajneri Jon Dahl Tomasson pranoi zhgënjimin e madh: “Ky nuk është eliminim total, por dhimbja është e madhe. Duhet të reagojmë menjëherë nëse duam të mbajmë gjallë ëndrrën për Kupën e Botës.”

Pas këtij rezultati, Suedia mbetet me vetëm një pikë, ndërsa Kosova ngjitet në kuotën e shtatë pikëve dhe mban vendin e dytë në grup, pas Zvicrës që kryeson me dhjetë. Për suedezët, që nuk u kualifikuan as në Kampionatin Evropian të fundit, rreziku i një dështimi të dytë radhazi në arenën botërore po bëhet gjithnjë e më real./kp

Next Post

Letonia përgatitet për Anglinë, Riga rrethon monumentin e rëndësishëm pasi i frikësohet huliganëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.