Tuesday, 31. March 2026
Sport

Mediumi i njohur amerikan parashikon fitoren e Kosovës ndaj Turqisë

GS 31/03/2026 2 Min. Lesezeit

Mediumi i njohur amerikan ESPN ka bërë parashikimin e tij për ndeshjen finale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, duke e parë Kosovën si fituese të kësaj përballjeje vendimtare.

Sipas këtij mediumi prestigjioz, “Dardanët” kanë potencialin për të befasuar Turqinë, pavarësisht cilësisë së lartë që posedon kundërshtari dhe faktit që turqit konsiderohen favoritë në letër.

Në analizën e publikuar, ESPN vlerëson lart skuadrën e drejtuar nga Franco Foda, duke theksuar energjinë dhe guximin e lojtarëve kosovarë.

“Ekipi i Franco Fodas është i ri, i guximshëm dhe plot ritëm e energji. Lojtarët e Kosovës kanë aftësi të shokojnë një ekip turk të mbushur me talente të nivelit të lartë, përfshirë Arda Gulerin, Hakan Çalhanoglun dhe Kenan Yildizin”.

“Edoni kundër Kenanit”, faqja e Juventusit me postim para ndeshjes Kosovë-Turqi

“Turqia ka fituar dy ndeshjet e mëparshme dhe do të jetë favorite, por stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i shkëlqyeshëm të martën, dhe një atmosferë pasiononte mund të jetë në favor të Kosovës. Fitues: Kosova”, thuhej në artikullin e ESPN.

Ndër të tjera, mediumi amerikan veçon edhe faktorët jashtë fushe, duke nënvizuar rëndësinë e atmosferës në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, e cila pritet të jetë një shtysë e madhe për vendasit.

Kjo përballje konsiderohet historike për Kosovën, pasi një fitore ndaj Turqisë do t’i siguronte kualifikimin në Kupën e Botës 2026, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për futbollin kosovar.

Teilen: