• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mediumi izraelit: Ndeshja e shtyrë Kosovë – Izrael pritet të luhet në këtë datë

18/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja e shtyrë kualifikuese ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit mund të luhet më 12 nëntor në Prishtinë.

Kështu ka raportuar mediumi izraelit Sport5, përcjell lajmi.net.

Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Shino Zoertz, do të zhvillojë negociata me përfaqësuesit e UEFA-s për ndeshjet e mbetura të Izraelit.

Shino Zoertz u përpoq të bindë zyrtarët e UEFA-s që të ricaktojnë ndeshjen me Kosovën në dhjetor ose vitin e ardhshëm në mars, por përpjekjet e tij ishin të pasuksesshme dhe sipas burimit të cituar, UEFA vendosi që ndeshja Kosovë – Izrael të zhvillohet më 12 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dueli kualifikues për “Euro 2024” mes Kosovës dhe Izraelit ishte paraparë të luhet këtë muaj, por u shty për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Përveç Kosovës, Izraeli nuk u përball as me Zvicrën për të njëjtën arsye./Lajmi.net/

Next Post

Influencierja braziliane mohon akuzat: Fyerje dhe gënjeshtra, nuk ka asgjë me Nejmar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.