Friday, 6. March 2026
Sport

Mediumi maqedonas çuditet me Besën

GS 11/01/2024 1 Min. Lesezeit

Për dikë që e ndjek futbollin sipërfaqësisht, mund të jetë e çuditshme që një skuadër si Besa e Dobërdollit të jetë lider në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut dhe një ekip që pritet të jetë anëtar i ri i ligës së parë për edicionin 2024-2025.

“Për njerëz të tillë është e çuditshme që deri dje një klub kaq i panjohur është para një Pelisterit, Pobedës, Teteksit por në futboll duhet veprim në fushë, jo muhabete boshe në tavolinë dhe rrahgjokse.

Besa nuk ndalet as me fillimin e Vitit të Ri 2024”, shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.

Besa pjesën kryesore të përgatitjeve do ta kalojë në Turqi. 

Skuadra shkon në Antalia në fund të muajit, ku është i mundur një duel me gjigantin ballkanik Ludogorets, si dhe një miqësore me Sigma Olomouc nga Çekia.

Teilen: