Sunday, 12. April 2026
Sport

Mediumi serb paralajmëron Crvena Zvezdën, shkruan në Beograd do të zbarkojnë dy shqiptarë

GS 03/10/2023 1 Min. Lesezeit

Më 4 tetor, në orën 21:00 në stadiumin e tyre “Rajko Mitic” në Beograd, Crevena Zveda në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve do të përballet me kampionët e Zvicrës, Yong Boys.

Mediumi serb “Kurir.rs” shkruan se Zvezda duhet pasur kujdes dhe se klubi nga Zvicra nuk duhet nënvlerësuar, përcjell Lajmi.net.

  

Tutje, mediumi shkruan se në radhët e Young Boys luajnë dy futbollistë nga Kosova, Donat Rrudhani dhe Kastriot Imeri.

Imeri nuk dihet nëse aktivizohet sepse është i lënduar, andaj ardhja e tij në Beograd është e pasigurt.

Në anën tjetër, Donat Rrudhani, reprezentues i Kosovës pothuajse me siguri do të jetë në protokoll. /Lajmi.net/

 

  

  


Teilen: