Monday, 13. April 2026
Sport

Mediumi serb pas fitores së Ballkanit në Prishtinë e nënçmon keq Dinamon e Zagrebit

GS 05/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka arritur fitore të madhe kundër kampionit të Kroacisë, Dinamo Zagreb, me rezultat 2:0.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” i takoi xhiros së dytë të Ligës së Konferencës, teksa për portokallezinjtë e Suharekës kjo ishte fitorja e parë në fazën e grupeve në këtë edicion.

  

Fitorja e Ballkani është komentuar edhe në Serbi.

“Kurir.rs” ka raportuar për ndeshjen duke e bërë një shkrim me titull: “Ballkani i dha leksion futbolli Dinamos në Prishtinë”, përcjell lajmi.net.

Golat për Ballkanin në këtë takim u realizuan nga Almir Kryeziu dhe Walid Hamidi.

Ballkani e luan më 26 tetor, ku sërish do të luajë para tifozëve të vet kundër Astanas, skuadër e cila në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: