• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, August 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mediumi spanjoll: Moreno do t’i jap sot përgjigje ofertës së FFK-së për trajner të Kosovës

13/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Kosovës është në kërkim të trajnerit të ri të Përfaqësueses A të Kosovës, pas largimit të Primoz Glihas.

  

Ndër emrat e mundshëm për pozitën e selektorit te Kosova është edhe spanjolli, Robert Moreno, që sipas raportimeve bisedimet kanë avancuar së fundmi mes tij dhe krerëve të FFK-së, shkruan lajmi.net.

Mediumi spanjoll “futboldesdemallorca” ka raportuar se Moreno pritet t’i jap sot përgjigjje ofertës së shtëpisë së futbollit të Kosovës.

Sipas tyre, Federata e Futbollit e Kosovës i ka ofruar Morenos pagë 600 mijë euro në vit, me qëllim të dërgojë Kosovën në Botërorin e ardhshëm.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi një ditë më parë deklaroi për lajmi.net se deri më tani nuk ka asgjë konkrete sa i përket trajnerit të ri.

“Deri nga fundi i muajit janar, respektivisht fillimit të muajit shkurt nuk kemi ndërmend të emërojmë ndonjë trajner të ri. Jemi në bisedime me disa trajnerë, por nuk kemi asnjë emër konkret deri tani” – ka thënë Ademi për lajmi.net.

Kosova ka mbetur pa trajner pas largimit të Primoz Glihas, i cili ishte emëruar trajner i përkohshëm te Kosova, pas shkarkimit të Alain Giresses, gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Kosova synon të lë prapa kualifikimet e Evropianit dhe të bëhet gati me trajnerin e ri për eliminatoret e Botërorit të ardhshëm./Lajmi.net/

Next Post

VIDEO/ “Humbje me rekord”, goli i Sergio Ramos ndaj Lens shkruan historin në Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.