• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, August 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mediumi spanjoll: Trajneri Moreno do t’i japë përgjigje sot Kosovës

13/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Robert Moreno është njëri kandidati kryesor momentalisht për ta marrë në dorë Kombëtaren e Kosovës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u pa duke darkuar me trajnerin spanjoll dy net më parë, ndërsa ka biseduar me të rreth mundësisë që ky i fundit t’i marrë në dorë “Dardanët”.

Moreno ishte për një kohë selektor i përkohshëm i Spanjës kur Luis Enrique kishte munguar shkaku i vdekjes së trishtë të vajzës së tij.

E tash, Moreno i ka në dorë tri opsione, përfshirë këtu atë nga Kosova, nga ekipi rus FC Sochi dhe nga ai turk, Adana Demirspor.

Portali spanjoll “futboldesdemallorca” shkruan se Moreno mund t’i japë përgjigje sot Kosovës, nëse do ta pranojë apo jo ofertën që thuhet se është 600 mijë euro në vit për të dhe për stafin e tij.

“Është e komplikuar, por jo e pamundur”, shkruan mediumi spanjoll rreth mundësisë që Moreno ta pasojë Primoz Glihën në krye të Kombëtares së Kosovës, e cila do ta kërkojë kualifikimin historik në Kampionat Botëror, pasi dështoi ta bënte këtë në dy Evropiane, ku i kishte mundësitë por që nuk diti t’i shfrytëzonte.

Ndërkohë, kreu i FFK-së, Agim Ademi ditë më parë u shpreh se 27-28 trajnerë kanë aplikuar për ta marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës.

Next Post

Barcelona vendos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.