• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Medon Berisha: Ylber Ramadani është si vëlla për mua, pas golit telefonata e parë ishte e babait!

04/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Medon Berisha është në një moment të artë të karrierës së tij. Në këtë sezon mesfushori i Lecce-s po luan një rol të rëndësishëm për klubin e tij pasi në Serie A në tetë takime ka shënuar dy herë dhe ka dhënë edhe një asist.

Mesfushori ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Piazza Giallorossa” ku mes të tjerash foli për fitoren që mori Lecce përballë Fiorentina-s pikërisht falë një goli të tij.

“Jam i lumtur për golin e shënuar, por i gëzohem edhe më shumë pikëve të fituara. Falenderoj të gjithë skuadrën pasi në ‘Franchi’ kemi bërë një ndeshje të madhe”, tha Berisha.

Një bashkëbisedimin me prezantuesin mesfushori la të kuptohej se pas transferimit në Salento kishte lindur edhe një miqësi e fortë me Ylber Ramadanin. “Unë dhe Ylberi jemi si vëllezër. Kemi një raport shumë të mirë prej gati dy vitesh. Njihemi mirë pasi vijmë nga i njëjti qytet, ishte shumë i lumtur për golin tim”, tha 22-vjeçari. Siç dihet goli i tij në Firence ishte i ai që i dhuroi fitoren ekipit të Lecce-s. Pas atij takimi Medon Berisha zbulon se e kujt ishte telefonata e parë. “Babai më telefonoi menjëherë për të më përgëzuar. Ai ishte shumë i lumtur për mua më tha: ‘Bravo’. Pasionin për futbollin e kam prej tij”, zbuloi Berisha.

Next Post

Xabi Alonso rikthehet në Anfield, Liverpool – Real Madrid, superpërballja e mbrëmjes në Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.