Saturday, 16. May 2026
Sport

Mehmeti me Bristol Cityn fitojnë derbin ndaj Sunderlandit

GS 18/04/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Anis Mehmeti është aktivizuar nga minuta 72-të në fitoren e Bristol Cityt me rezultat 2:1 ndaj Sunderlandit, në takimi e javës së 43-të të Championshipit (Liga e Dytë e Anglisë).

Sunderland nga minuta e 7-të mbetet pa një lojtar në fushë për faktin se Hume u përjashtua direkt me karton të kuq.

Për Bristol Cityn shënuan Dickie (55′), McCrorie (76′) dhe për udhëtuesit Mayenda (31′).

Sunderland është në vend të katërt me 76 pikë e Bristol City në të 5-tin me 67 sosh.

Teilen: