Friday, 21. August 2026
Sport

Mehmeti nuk ndalet, tjetër gol në Championship, sulmuesi kuqezi në formë

GS 01/01/2025 1 Min. Lesezeit

Anis Mehmeti protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Championship. Mehmeti realizoi ndaj Plymouth, duke i dhuruar ekipit të tij epërsinë në transfertë.

23 vjeçari është në formë, pasi para pak ditësh shënoi dy herë në portën e Portsmouth.

Shifrat këtë sezon flasin në të mirë të tij, pasi në 24 ndeshje ka “tundur rrjetën” 9 herë. Nëse vazhdon me këtë ritën, gjasat janë të mëdha që Mehmeti të transferohet në një nga top-5 kampionatet më të mira në Europë.

Teilen: